PIANO

Programi i trajnimit për UI/UX Design është krijuar për të zhvilluar aftësitë praktike dhe teorike të pjesëmarrësve në dizajnimin e produkteve digjitale moderne. Gjatë këtij programi, pjesëmarrësit do të mësojnë si të krijojnë ndërfaqe tërheqëse dhe përvoja përdoruesi intuitive duke përdorur metoda profesionale të dizajnit, kërkimit dhe testimit. Trajnimi kombinon teori, ushtrime praktike dhe projekte reale për të ndërtuar një portofolio profesional.

Çfarë do të mësoni:

Bazat e UI (User Interface) dhe UX (User Experience) Design

Parimet e dizajnit vizual dhe hierarkisë së informacionit

Krijimin e wireframes dhe prototipeve

Përdorimin e mjeteve të dizajnit si Figma dhe Adobe XD

Kërkimin e përdoruesve dhe analizën e nevojave të tyre

Testimin e përdorshmërisë (Usability Testing)

Dizajnin responsive për web dhe mobile

Ndërtimin e një portfolio profesionale UI/UX

Kujt i dedikohet ky trajnim:

Fillestarëve që duan të hyjnë në fushën e dizajnit digjital

Dizajnerëve grafikë që duan të kalojnë në UI/UX

Zhvilluesve që duan të përmirësojnë përvojën e përdoruesit në produktet e tyre

Në fund të programit, pjesëmarrësit do të kenë aftësi praktike për të dizajnuar produkte digjitale dhe për të punuar në projekte reale të UI/UX.